Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe njëherësh deputete e PSD-së, Besa Baftiu ka vizituar të lënduarit nga aksidenti tragjik në Gjilan, transmeton “Zëri.info”.
Sipas saj gjendja e të lënduarve është stabile teksa ka uruar shërim të shpejtë të tyre.
Ky është postimi i plotë i saj:
Sonte në orët e mbrëmjes me të kthyer nga Kuvendi, vizitova të lënduarit në aksidentin tragjik që ndodhi sot, në qendër të Gjilanit.
Gjendja e tyre ishte më stabile, falë edhe kujdesit të personelit mjekësor të cilët ishin në gatishmëri të plotë për trajtimin e tyre.
Shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, dhe uroj që raste të tilla të mos përsëriten më, në vendin tonë!
Kujtojmë se aksidenti tragjik ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit derisa drejtuesi i një kamioni ka humbur drejtimin dhe ka aksidentuar disa vetura, meqë rast ka humbur jetën një person si dhe 27 të tjerë janë lënduar.