Deputetja e Partisë Social Demokrate, Besa Baftiu në seancën e sotme ka ngritur çështjen e mungesës së barnave në sektorin publik të shëndetësisë në Kosovë.
Baftiu ka thënë se buxheti për barna është i madhi ndër vite por ka dështim të menaxhimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe mungesë të barnave edhe më esenciale nëpër spitalet publike.
“Kjo mungesë e barnave esenciale, materialeve shpenzuese ndër të tjera ndodh sepse ka pasur keqmenaxhim dhe keqpërdorim të buxhetit në prokurorimin e barnave të listës esenciale, unë besoj që e keni parë apo keni dëgjuar për një hulumtim që është bërë nga Institutit Columbus , e që po besoj po ashtu se gjithsecili që e keni parë jeni tmerruar me atë që ka ndodhur me prokurorimin e barnave gjatë viteve 2016-2017. Efektet e këtyre keqpërdorimeve po i bartin pacientët tanë të cilët janë të detyruar të i blejnë nga shiringat e deri te penjtë kirurgjik. Unë këtu me vete e kam një foto, të marrë nga njëri nga repartet ku shkruan se mungon alkooli, mungojnë ampulat, mungojnë gjilpërat e mungon pambuku”, ka thënë Baftiu.
Ajo ndër tjerash ka cituar të gjeturat e hulumtimit të Institutit Columbus ku thuhet se çmimi i barnave është rritur nga 100 në 200 përqind.
“E ku janë mbi 200 produkte farmaceutike që kanë pësuar një rritje të tillë…Miliona euro janë keqpërdorë nga disa kompani farmaceutike ku për të njëjtën shumë të të hollave janë blerë më pak barna se më parë…”, ka thënë ajo