Në takimin e 264-të të Këshillit Prokuroria të Kosovës (KPK), Bahtie Ademi është zgjedhur zëvendëskryeprokurore në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Kryesuesi i Këshillit, Ardian Hajdaraj, njoftoj se Ademi i ka plotësuar kushtet dhe kriteret e kërkuara ligjore dhe se emri i saj vjen me propozim të kryeprokurorit të kësaj Prokurorie, Arben Kadriu, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Më pas, Ademi u vota me të gjitha votat për për t’u zgjedhur zëvendëskryeprokurore me mandat katërvjeçar, e me mundësi të rizgjedhjes./Betimi për Drejtësi/