Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh anëtar i Kryesisë së AAK-së është caktuar kryetar i kësaj partie në Gjilan, shkruan “Epoka e re”.
Gazeta “Epoka e re” merr vesh se këtë detyrë Hasani e ka marrë që nga sot, pas një takimi që kryesia e degës së AAK-së në Gjilan ka pasur me kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj në selinë qendore të kësaj partie në Prishtinë.
Hasani pritet ta ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja.
E tërë kjo ka ardhur pas dorëheqjes së Agim Zuzakut nga detyra e kryetarit.