Ish ministi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ku më parë ishte pjesë e Nismës Social Demokrat, përmes një shkrimi ka thënë se Nisma e ka nuhatur mirë rrezikun që po i kanoset.
Hasani më tutje ka thënë se Nisma po të garonte e vetëm nuk do të arrinte të merrte më shumë 2%.
Bajram Hasani, tani është pjesë e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Nëse kurgjo tjetër, Nisma e ka nuhatur mirë rrezikun që i po i kanoset, sepse është larg pragut, ka filluar flirtin me PDK-në e LDK-në.
Nisma i ka 10-12 mijë vota dhe në koalicion me cilëndo parti vetëm do ta dëmtonte duke ia marrë deri në pesë deputetë, sepse i organizojnë strukturat që votën ta orientojnë në një listë prej 5 personave. Kurse po të garonte e vetme nuk do t’i arrinte as 2%.
Shpëtimin e vetëm Nisma e sheh nën ombrellën e ndonjë partie të madhe, përndryshe parlamenti e sheh vetëm nga TV.
Po më bën përshtypje edhe transformimi i Bilall Sherifit. Nga njeriu që villte vrerë kundër PDK-së në njeri që në çdo paraqitje flirton me ta.