Të nderuar qytetarë të Dardanës, aktiviste e aktivistë, mbështetës dhe simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë – listë kjo e fitores së madhe, e udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Me këtë rast, kemi kënaqësinë dhe nderin të njoftojmë opinionin publik se nga komuna e Dardanës, kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës është Bajram Mavriqi, aktualisht Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë. Bajram Mavriqi në këto zgjedhje garon me numrin 97 në listën zgjedhore të Lëvizjes.
Bajram Mavriqi është, para së gjithash, një aktivist i palëkundur i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar dhe të vazhdueshëm në organizimin, forcimin dhe avancimin e betejave politike të Lëvizjes, duke qenë pjesë e çdo fitoreje të saj.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë e vlerëson Bajram Mavriqin si një simbol të përkushtimit, konsistencës, punës së palodhur dhe angazhimit të pandalshëm politik. Me përvojën e tij organizative dhe politike, ai përfaqëson denjësisht vlerat dhe parimet mbi të cilat ndërtohet Lëvizja jonë.
Tani, me forcën e Lëvizjes, me angazhimin e aktivistëve dhe me besimin e qytetarëve, Bajram Mavriqin do ta mbështesim fuqishëm për ta bërë zë të qytetarëve dhe përfaqësues të interesit publik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Na priftë e mbara.

