Bajram Mavriqi, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje me numër 76, ka shprehur entuziazmin dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm për Tubimin e Madh, duke theksuar se më 9 shkurt zemrat e qytetarëve do të rrahin si një.
Ai vlerësoi qeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se për 4 vite Qeveria Kurti 3 ka dëshmuar se është qeveri për të gjithë qytetarët pa dallim.
Për këtë, Mavriqi fton të gjithë të jenë bashkë për të vazhduar qeverisjen e mirë dhe progresin për vendin.