Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar përsëri ministrit të financave, Hekuran Muratit, lidhur me postimet e tij të fundit për rritje e depozitave familjare në banka.
Sipas Bajramit rritja e depozitave familjare në banka nuk është kurrfarë treguesi i mirëqenies, ndërsa e ka marrë një krahasim tjetër me mbitërheqjet e kosovarëve në vitin e fundit.
“Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mbitërheqjet në banka janë rritë nga 1 milardë e 682 milionë euro sa ishin për vitin 2020, në 5 milardë e 342 milionë euro për vitin 2023. Këto janë borxhe afat shkurtra që qytetarët i marrin në banka për të financuar kryesisht konsumin familjar (në plot raste qytetarët hynë minus në bankë ka data 20 e muajit aktual dhe mandej me të marrë pagën në fillim të muajit pasues e kthejnë këtë borxh. Overdraftet i shfrytëzojnë edhe bizneset, jo për investime, me shumë për shpenzime operative)”, thuhet në postimin e ish-ministres Bajramit.
Sipas deputetes së LDK-së, ritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga ana e qeverisë e ka shtyrë një popull të tërë të zhyten në borxhe. Ajo e ka quajtur shoqërinë kosovare, shoqëri e zhytur në borxhe.
Bajrami ia bën përsëri “bajat” ministrit Murati: E vërteta është krejt ndryshe – shoqëri e zhytur në borxhe

“Tani Hekuran Murati mundet me dalë në emër të fjalës së lirë dhe të thotë se edhe kjo është “shënjë e rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit nën qeverisjen e LVV-së”.
E vërteta qëndon krejt ndryshe, rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyer një popull të tërë të zhyten në borxhe dhe po një pjesë e qytetarëve që kanë gjendjen finanaciare pak më të mirë po i ruajnë paratë e tyre në banka, sepse po kursejnë, janë të kufizuar në shpenzime, s’po investojë ngase ka mungesë të sigurisë ekonomike dhe jo vetëm”, thuhet në postimin e saj.