Ministri i Financave Hekuran Murati, më herët deklaroi se opozita nuk e ka votuar një marrëveshje ndërkombëtare, e cila do t’ia siguronte Kosovës 90 milionë euro nga Banka Botërore dhe për të cilën nuk kishte kamatë për 12 vjet.
Rreth kësaj ka reaguar kandidatja për deputete e LDK-së edhe për një mandat, Hykmete Bajrami.
Ajo ka thënë se Murati “paska vajtuar pse opozita nuk e ka lënë me hy në borxh”.
“Jo zotri, me 9 shkurt qytetarët kanë me të gjyku ty se ty t’i kanë dhanë 51%, ata të kanë votu me kry punë e jo me u anku se gjoja opozita të paska pengu”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje, Bajrami e ka pyetur Muratin pse s’e ka bërë TVSH-në zero për miell, për vaj, për qumësht e gjërat tjera elementare.
“Natyrisht se s’ka përgjigje për mashtrimet elektorale e tash po del dhe po e fajëson opozitën për dështimet 4-vjeçare”, ka shkruar ajo në Facebook.