Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë thirrje që Prokuroria Speciale të bëj hetim lidhur me lidhur me dyshimet për shkelje të rënda të rregullores REMIT dhe të Ligjit të Komunitetit të Energjisë.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami shkroi se dëmi është kolosal, duke shtuar se nuk ka të drejtë askush të pasurohet në kurriz të qytetarëve.
“Edhe Prokuroria Speciale duhet të bëj hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës, sepse dëmi është kolosal. Ne nuk i kemi borxh askujt, çdo kush ka drejtë të pasurohet por jo në kurriz të qytetarëve të vendit të cilët mezi me kredi e overdrafte e shtyjnë muajin”, ka shkruar Bajrami.
Ndërkaq, Janina Ymeri nga LDK njoftoi se kanë dorëzuar ankesë formale pranë Agjencisë së Bashkëpunimit të Rregullatorëve të Energjisë të BE-së (ACER) dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, lidhur me dyshimet për shkelje të rënda të rregullores REMIT dhe të Ligjit të Komunitetit të Energjisë.
Siç njofton Ymeri, ankesa përshkruan një sjellje të përsëritur gjatë vitit 2024 që sugjeron një strategji të koordinuar për bllokimin e kapaciteteve në kufijtë energjetikë të Kosovës, ku dyshohet për përfshirjen e EFT Group dhe NOA Energy Trade Sh.p.k., për manipulim tregu me qëllim të kontrollit të importit edhe rritje ekstremte të çmimeve për aksesin ndërkufitar të energjisë./Arbresh.info