Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i është drejtuar me një pyetje publike ministrit të Financave, Hekuran Murati, për të cilin tha se “sot e paska vendose me kalu kohën në Facebook”.
Bajrami ka shtruar pyetjen se çfarë ka për të thënë Murati për konfirmimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit ku sipas saj thuhet se gjatë vitit 2023 vetëm karburante janë shpenzuar 31 milionë euro e për furnizime mjekësore 51 milionë euro.
“Çka ka me thanë ”ministri i financave” lidhur me konfirmimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2023, faqe 42, ku thuhet se gjatë vitit 2023 vetëm për karburante janë shpenzuar 31 milionë Euro, ndërsa për furnizime mjekësore 51 milionë Euro. Pra, furnizime mjekësore për krejt qytetarët e Kosovës 51 milionë Euro, a veç naftë për vetura zyrtare 31 milionë Euro, (ta kemi të qartë bëhet fjalë për një një vit, jo për një mandat)”, ka shkruar Bajrami.
Ndërkaq, Bajrami shton se në vitin 2019 shpenzimet e karburantit kanë qenë 8.5 milionë euro.
“Në 2019 shpenzimet e karburantit kanë qënë 8.5 milionë Euro RVA (2019), faqe 35, ndërsa norma e inflaciont për këtë produkt 2019-2023 është 22%.”