Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kosova pritet të përballet me “reduktime tepër të thella” gjatë dimrit.
Bajrami tha në Frontal të T7 se në dimër do të jetë situatë “jashtëzakonisht e vështirë”.
Nëse Kosova nuk do të duhej të ketë reduktime, ne kemi llogaritur që diku 8 milionë duhet me ble rrymë brenda ditës”, tha ajo.
“Kjo besoj që do të na çojë drejt reduktive tepër të thella në dimër dhe kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë”, shtoi Bajrami.