Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar për situatën e krijuar me energji elektrike në vendin tonë.
Përmes një postimi në Facebook, Barami thotë se sot në KEK funksionin vetëm blloku A2 me kapacitet 110 MW, derisa shton se energjia shtesë elektrike në Kosovë po vjen kryesisht nga Serbia,.
“Sot, në KEK funksionon vetëm blloku A3, me kapacitet 110 MW. KOSTT nuk ka publikuar fare ngarkesën ditore, me gjasë dje kanë marrë vërejtje nga “lart”. Asnjëri prej atyre që e quajnë veten ministra nuk thanë asnjë fjalë sot për energjinë: Sa po na kushton importi sot? Nga po vjen energjia? Kujt po ia paguajmë transportin?”.
“Po ua them unë: energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji. LVV po e pamundëson konstituimin e Kuvendit dhe njëherësh deputetëve që të diskutojnë aty për këtë çështje me rëndësi jetike dhe jo vetëm”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ndër të tjera ka kërkuar hetim në të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë.
“Unë dua të besoj se pas mijëra raportimeve publike, Prokuroria Speciale ka nisur më në fund hetimet për mafinë energjetike”.
“Mos harroni: jemi duke importuar mbi 1 milion euro energji në ditë, këto janë para të qytetarëve që do t’i paguajnë përmes faturave të rrituara edhe më shumë të energjisë elektrike dhe përmes inflaciont për produktet tjera. Qytetarëve me pak mirëqenie për fitimet të majme, për EFT-në e Vuki-it, NOA-n e për ata që e kanë bë të mundshme krejt këtë situatë. Hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë!”.