Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë kandidatin për kryetar të Kuvendit që do të propozohet nga Vetëvendosje.
Bajrami tha se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me këtë.
“Ne konsiderojmë që në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje ka propozim për emrin e kryetarit të Kuvendit, duhet t’i kenë edhe votat për ta votuar atë”, deklaroi ajo.
Ajo theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe, Hykmete Bajrami, do të jetë shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së./ Klankosova.tv