Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk është e nevojshme përsëritja e procesit zgjedhor, por se duhet të bëhet konstituimi i institucioneve.
Ajo u shpreh kundër bashkimit të dy palë zgjedhjeve, duke theksuar se kjo do të sillte vështirësi të mëdha logjistike.
“Ne po marrim përgjegjësi dhe kemi dalë me alternativa. Njihemi si subjekt që i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bajrami.
“Do të duhet të bëhet konstituimi i institucioneve, nuk kemi nevojë që ta përsërisim një proces zgjedhor. Bashkimi i dy palë zgjedhjeve do të shkaktonte probleme të mëdha, kemi pasur një fletëvotim, sa kohë i ka marrë Komisionit Zgjedhor. Ne po marrim përgjegjësi, për atë kemi dalë me alternativa. Ne njihemi që i respektojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”, ka thënë Bajrami.