Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se kjo parti në pushtet është kundër të gjithëve, përfshirë edhe mediet.
Bajrami thotë se në këtë kohë krize, Kurti ka harruar qytetarët dhe po merret vetëm me çështjen e dialogut dhe Vuçiqin.
“Në vend të dialogut me secilin qytetar në krizë, Kryeministri dhe partia në pushtet kanë vendosur të merren veç me dialogun dhe takimet me Vucicin. Kryeminstër, mijëra prindër kanë mbetur pa shku në punë shkaku i mbylljes së çerdheve. Të enjten ka rrezik të mos fillojë viti i ri shkollor. Kryeministër, reflekto dhe gjeje një zgjidhje. Më së lehti është të fshihesh e të mos ballafaqohesh me sindikalistët por kështu po i dëmton votuesit tuaj, po i dëmton gjithë qytetarët. Nuk ke marrë pushtetin për t’u fshehur por për bërë zgjidhje”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë:
Nga ‘KREJT DHE DREJT’ te KUNDËR KREJTVE
Partia në pushtet dhe Qeveria kur fituan 51 për qind kishin sloganin ‘krejt dhe drejt’. Tash, kur erdhën në pushtet me veprimet e tyre po dalin “KUNDËR KREJTVE”.
Partia në pushtet është kundër mediave pse s’po raportojnë sipas qejfit te tyre;
Partia në pushtet që protestonte e merrte pjesë në secilën grevë është kundër të gjithë sindikalistëve;
Partia në pushtet është kundër mësuesve, pse po kërkojnë rritje pagash;
Partia në pushtet është kundër kujtdo që ankohet pse po ka reduktime të energjisë elektrike në pikë të verës;
Partia në pushtet është kundër secilit që ia thotë të vërtetën Albin Kurtit se po jetëson marrëveshjet e mëhershme me Serbinë;
Partia në pushtet po del kundër secilit që ia kujton kohën se kur ishte në opozitë kishte tentuar të kallë Kosovën për marrëveshjet me Serbinë që po jetësohen nga Albin Kurti;
Nuk po e di kush po ju mëson e këshillon t’i shihni të gjithë si armiq. T’i shihni si armiq edhe votuesit tuaj pasi keni marrë 51 për qind të votave.
Edhe sindikalistët dhe mësuesit që po kërkojnë dialog dhe rritje pagash ishin votuesit tuaj.
Në vend të dialogut me secilin qytetar në krizë, Kryeministri dhe partia në pushtet kanë vendosur të merren veç me dialogun dhe takimet me Vucicin.
Kryeminstër, mijëra prindër kanë mbetur pa shku në punë shkaku i mbylljes së çerdheve. Të enjten ka rrezik të mos fillojë viti i ri shkollor.
Kryeministër, reflekto dhe gjeje një zgjidhje. Më së lehti është të fshihesh e të mos ballafaqohesh me sindikalistët por kështu po i dëmton votuesit tuaj, po i dëmton gjithë qytetarët. Nuk ke marrë pushtetin për t’u fshehur por për bërë zgjidhje.
Kryeministër, sot duhet urgjentisht t’i takosh sindikatat, të flasësh me ata sinqerisht, mos harro se ata janë po ata profesionistë që dikur me dekada kanë punu edhe pa pagesë. Kërkesat e tyre janë legjitime se inflacioni ka arritë 20%.
Nëse nuk ke buxhet, diskuto sinqerisht me Sindikatat, se ata do të ju mirëkuptojnë, mos i kërcënoni se nuk ju ka hije.
Folni sinqerisht e mos u thirrni në Ligjin e Pagave. Qysh mundeni me u thirrë në Ligjin e Pagave kur në versionin që është në konsultim të brendshëm thotë se Ligji hyn në fuqi 8 muaj pas publikimit në Gazetë Zyrtare.
A e dini çka i bjien kjo? Kjo është sikur me thanë ne do ta bëjmë Ligjin dhe do ta zbatojë Qeveria tjetër (nëse marrim parasysh se Ligji është në ende në konsultim të brendshëm, duhet të dalë në konsultim të jashtëm, mandej procedurat e Kuvendit).
Nuk përmirësohet arsimi në vendin tonë pa e kthye dinjitetin e mësuesit dhe sigurisht se kjo nuk mund të bëhet me kërcënime
Uluni dhe bisedoni, mos na merrni në qafë!
P.S. Draft Ligji i Pagave, që është në konsultim të brendshëm: