Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, kanë takuar sot kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët është diskutuar për menaxhimin dhe përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Në këtë takim, Bajrami foli për situatën ekonomike dhe implikimet e shkaktuara nga pandemia Covid19. Ajo bëri të ditur se Ministria e Financave është duke punuar intensivisht në procesin e rishikimit të buxhetit në bashkëpunim me organizatat buxhetore, përfshirë edhe komunat. Ministrja shtoi se rishikimi i buxhetit do të mundësojë implementimin e plotë të pjesës së mbetur të pakos fiskale emergjente si dhe krijimin e programit për rimëkëmbje ekonomike i cili ka për synim nxitjen e aktivitetit ekonomik në vendin tonë dhe ruajtjen e
Bajrami siguroi kryetarët e komunave se Qeveria e Kosovës do të jetë në mbështetje të komunave dhe do të përkrahë realizimin e projekteve kapitale të parapara për vitin 2020. Ajo gjithashtu shfrytëzoi rastin të bëjë thirrje për menaxhim të mirë dhe transparent të buxhetit nga komunat e Kosovës dhe nga organizatat tjera buxhetore në Republikën e Kosovës.
Nga ana e tyre kryetarët e komunave shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet qendrore të Kosovës, si dhe bënë thirrje për mbështetjen e komunave për tejkalimin e situatës emergjente të shkaktuar nga pandemia Covid19.