Bajrush Ymeri, nga radhët e LDK-së edhe për katër vite do të jetë nënkryetar i Komunës së Artanës (ish-Novobërdës).
Një vendim të tillë e ka marrë Asambleja Komunale e kësaj komune, në të cilën kryetar është përfaqësuesi i Listës Serbe.
Nënkryetari i komunës së Artanës, Bajrush Ymeri, pas zgjedhjes në këtë post ka shkruar:
Sot në mbledhjen e kuvendit komunal, me përkrahjen e anëtarëve të kuvendit komunal, u zgjodhëm edhe për një mandat katër vjeçar.
Unë në pozitën e nënkryetarit të komunës ndërsa, z. Ramush Mehmeti-zavendëskryesues i kuvendit komunal.
Falemnderit shumë z. Xhevat Mehmeti dhe zonjushës Vlora Vllasaliu si dhe të gjithë anëtarëve të kuvendit komunal për mbështetjen.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë qytetarët tanë, që na kanë përkrahur me votën e tyre në zgjedhjet e fundit komunale.
Do të jemi së bashku, gjithmonë të gatshëm për tu angazhuar, për të mirën e qytetarëve tanë.