Me rastin e ditës së çlirimit të komunës së Artanës mbajtëm një mbledhje solemne dhe bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së; Zijaver Vllasaliu, Afrim Zymeri si dhe martirëve Faredin dhe Shemsedin Vllasaliu.
Në këtë 21 vjetor të çlirimit të Artanës falemderojë të gjithë ata që kan kontribuar për çlirimin e Komunës.
Falenderojë në mënyrë të veçant të gjithë familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së për kontributin e madh që dhanë në luftën për liri dhe pavarësi.
Falemnderimi u takon të gjithë atyre që punojnë mirë për vendin e tyre e lavdia përherë u takon dëshmorëve të të gjitha kohrave dhe gjithë popullit.
Për hirë të kësaj sakrifice kaq të madhe të popullit tonë neve na duhet uniteti si asnjëherë më parë andaj, me këtë rast ju bëra apel gjithë faktorit politikë shqiptarë të komunës sonë, që të arrijmë një pajtim mes vete, dhe interesat e komunitetit tonë ti mbrojmë të gjithë së bashku pa dallime partiake.
Lavdi!