Asambleistja nga radhët e LDK-së, Aferdita Balaj kritikon ashpër qeverinë aktuale të Gjilanit për nepotizëm të theksuar në konkursin për arsim.
Ajo akuzon drejtpërdrejt kryetarin dhe drejtorët për punësimin e militantëve dhe familjarëve të tyre pa asnjë kriter profesional, duke e quajtur këtë një shkatërrim të sistemit arsimor në qytet.
Balaj kërkon shkarkimin e drejtorit të arsimit si një akt kërkimfaljeje ndaj qytetarëve.
Shkrimi i plotë:
Te nderuar qytetar të komunës së Gjilanit…
Degradimi i arsimit, ne Komunën e Gjilanit i ka vënë vulën me rezultatet e publikuara sot nga konkursi publik në Drejtorinë e Arsimit, në të cilin nuk mbet kush nga militantët, familjarët, e personat që patën lidhje direkte me Kryetarin, drejtorët e shumë persona me poste politike.
Akuzat e shumta, drejtuar ish Drejtoreshës së arsimit znj, S.Sylejmani po tregojnë te kundërtën e asaj se për cka e larguan nga pozita…
Po ndodhë ajo qe asnjë pushtet nuk ka vepru deri më tash…
Rehatia e familjarëve të drejtorit të arsimit,(V.Q.N) të familjarëve të personave që kanë të bëjnë direkt me zyren e Kryetarit, ia vunë vulën e nepotizmit, i cili e shkatërroi qytetin fund e krye…
Manovrimet e shumta, ndërrimet e vendeve të punës pa asnjë kriter, konkurs, tregojnë pushtetin absolut që e ka në dorë i pari i komunës, e që e shfrytëzon për punësimin e shumë personave, e në raste specifike edhe nga dy e tre prej familjes…(G.U -I.U)…..
Pushteti aktual, po tregonse vetëm ata që kanë lidhje partiake me kryetarin dhe drejtorët( të cilët kryetari i përdorë si gjokerë) për ta mbulu veten nga skandalet e tilla, të cilat nuk po ndalen…
Shkarkimi i menjëhershëm i drejtorit të arsimit, apo dhënja dorheqje e tij, janë e vetmja mundësi e kërkimfaljes ndaj qytetarëve, nga të cilët do të ndëshkoheni keq, për veprimet e tilla skandaloze…!