Në prag të ndeshjes së 17-të kampionale, FC Prishtina – FC Drita, ky klub gjilanas ka mbajtur konferencën e radhës, ku për përgatitjet e ndeshjes folën, kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Prince Balde.
Trajneri Nuhiu theksoi se nesër pritet një ndeshje e luftuar, marrë parasysh kualitetet e skuadrave.
Megjithatë, sipas tij Drita është gati dhe me potencialin që ka duhet shfrytëzuar çdo mundësi që mund të krijohet.
“Nesër pres një ndeshje të fortë, një futboll kualitativ sepse takohen dy skuadra që kanë kualitet brenda vetësë. Tashmë Prishtina po luan ndryshe me trajnerin e ri dhe për këtë kemi analizuar dy ndeshjet e fundit nën drejtimin e tij. E dijmë që ndeshje të tilla i vendos një detaj i vogël, prandaj kemi analizuar në detaje dhe skuadra jonë është gati. Ne do të kemi vetëm një mungesë, djemtë janë të motivuar dhe e dijmë se na prêt një ndeshje e luftuar, e cila do përqëndrim maksimal, nuk pranon gabime dhe duhet shfrytëzuar ajo sado pak që mund të na krijohet”, ka theksuar Nuhiu.
Ndërsa, futbollisti Prince Balde tha se si në çdo lojë duhet dhënë maksimumin, pasi Drita është një skuadër e madhe që kërkon gjithmonë më të mirën.
“Kjo nuk është hera e parë që po luajmë me Prishtinën, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të provojmë të bëjmë gjithçka në fushë. Gjithë e dijmë që FC DRITA është skuadër shumë e madhe, sepse çdo futbollist që vjen e luan këtu e din çfarë duhet të bëjë e të jap maksimumin. Edhe unë jam munduar të jap më të mirën time dhe premtoj se do të bëj gjithmonë maksimumin për të marrë rezultatet që DRITA i kërkon dhe i meriton”, ka thënë Balde.
Kryetrajneri Nuhiu foli edhe për dy ndeshjet e kaluara në të cilat Drita shënoi fitore, duke theksuar se motivi dhe përqendrimi të skuadra është evident.
“Vijmë nga dy fitore dhe motivi te djemtë është prezentë, jemi gati për një ndeshje të luftuar dhe të bukur. Mendoj dhe besoj që do jemi në maksimumin tonë dhe të shfrytëzojmë potencialin që kemi. Ndeshja do përqëndrim do të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm kemi përgatitur skuadrën që të shfrytëzojmë në maksimum hapësirat që mund se ku duhet që ti mbyllim pikat e tyre të forta dhe të shfrytëzojmë ato hapësira që na krijohen. Nuk do të ikim nga loja dhe filozofia jonë”, ka përfunduar Nuhiu.
Te Drita janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përpos Ilir Blakçorit i cili do të mungojë, cilësitë e së cilit i vlerësoi trajneri Nuhiu.
Ndeshja FC Prishtina – FC DRITA zhvillohet të dielën, ora 13:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.