Shkruan: Ujmir M.KRASNIQI
Është për çudi fakti se nëpër shumë markete të vendit tonë, raftet e ushqimeve janë të zbrazura nga fluksi i madhë i qytetarëve për sigurimin e ushqimeve për afat të gjatë kohor, pa qenë të siguruar për afatin e skadimit vetëm e vetëm që të mos mbetën pa të.
Edhe më shqetësuese është fakti i ngritjes së çmimeve rrethë shumë produkteve, ku as në kohët tjera më të vështira nuk e kemi pasur këtë problem!!
Nuk është nevoja për të krijuar panikë, është thjeshtë një virusë që vie kryen një mision dhe ikën, vetëm se duhet tu përmbahemi këshillave mjekësore dhe të mos shkaktojmë panikë dhe frikë sepse të dyja këto dergojnë ne humbje të imunitetit dhe më me lehtësi mund të jemi të rrezikuar nga ky virus dhe do jemi më të dobët gjatë ballafaqimit me të.
Të jemi të bashkuar dhe të forcohemi që me lehtësi ta kalojmë pa shenjë dhe pengesa.
Lutemi që Doktorët dhe infermieret të jenë sa më të fortë gjatë ketijë misioni dhe ta tejkalojnë ketë rrezik.
Qendroi vetit gati qe te mos rrezikosh veten, familjen dhe shoqërin permbaju këshillave dhe kalo rrezikun.