Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 25-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Lideri i renditjes, Ballkani është rikthyer te fitorja paa humbjes së befasishme në mesjavë ndaj Malishevës. Portokallezinjtë shënuan fitore të prritur ndaj skuadrës së fundit në renditje, Feronikelit, me rezultat 6:0. Golat për Ballkanin i shënuan Armend Thaqi (8′), Meriton Korenica (37′), Blend Baftiu (41′), Mevlan Zeka (59′) dhe Arbër Potoku (78′, 90’+6′). Në anën tjetër, skuadra kampione në fuqi, Prishtina ka shënuar fitore në duel me Ulpianën, me rezultat 2:0, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Rezultatin e zhbllokoi Qëndrim Zyba, në minutën 53-të. Pesë minuta më vonë fitoren e vulosi Gauthier Mankenda. Kjo fitore ia mundëson Prishtinës të stabilizohet në renditje me 32 pikë.
Ballkani dhe Prishtina fitojnë pa vështirësi
Ndani këtë artikull