Java e gjashtë në Albi Superligën e Kosovës në futboll do të mbyllet me tri ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.
Kryendeshja do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, aty ku do të takohen kampioni dhe nënkampioni nga sezoni i kaluar, Ballkani dhe Drita.
Skuadra nga Suhareka, që deri më tani ka zhvilluar tri ndeshje në Superligë, ka po aq fitore dhe renditet e dyta në tabelë me 9 pikë.
Kurse, Drita nga katër ndeshje të zhvilluara ka grumbulluar 8 pikë dhe është e treta në tabelë.
Lideri i tabelës, Gjilani me 13 pikë, do të jetë nikoqir i Prishtinës. Kryeqytetasit ndodhen në pozitën e pestë me 7 pikë të grumbulluara nga katër ndeshje.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Ferizajt dhe Llapit. Ferizajasit ndodhen në pozitën e parafundit (9) me tri pikë, kurse llapjanët janë dy pozita më lartë më shtatë pikë.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 15:00.