Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në program këtë fundjavë me ndeshjet e javës së gjashtë kampionale.
Ndeshja kryesore e xhiros do të zhvillohet ndërmjet dy rivalëve për titull të kampionit, Ballkanit dhe Dritës. Takimi Ballkani – Drita luhet të dielën, raporton Demokracia.com.
Takim tjetër interesant do të zhvillohet edhe në Anamorëve me Gjilanin që i bën “konak” Prishtinës.
Llapi udhëton te Ferizaj, Malisheva është nikoqir i Dukagjinit e Drenica luan sërish në shtëpi kundër Trepçës ’89.
ÇIFTET E JAVËS SË 6-TË:
E SHTUNË:
Malisheva – Dukagjini
Drenica – Trepça ‘89
E DIEL:
Ballkani – Drita
Gjilani – Prishtina
Ferizaj – Llapi.