Ka përfunduar edhe edicioni 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani nga Suhareka që dy vite radhazi po lufton për titullin e kampionit, por në fund po dështon që ta fitojë atë dhe po mbetet pa Evropë.
Por një tjetër fakt interesant është se Ballkani që dy vite po i bën koridorin e nderit skuadrave kampione.
Vitin e kaluar suharekasit e pritën Dritën në stadiumin e tyre dhe i bën koridorin e nderit pasi gjilanasit ishin shpallur kampion një xhiro pa përfunduar kampionati.
Ndërkohë sot klubi suharekas e përsëriti të njëjtën gjë, pasi i bën koridorin e nderit Prishtinës në kryeqytet, pasi bardhekaltërtit festuan titullin e kampionit javën e kaluar.
Gjithsesi ky ishte një gjest mjaftë i mirë nga Ballkani, që pasi i bëri koridorin e nderit u nderua edhe nga Prishtina që humbi 2-5.