Ashtu si dy vitet e kaluar, Ballkani ka humbur shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës u eliminua në rrethin e parë kualifilues, nga skuadra nga Andorra, UE Santa Coloma, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen e dytë e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Ballkani u eliminua pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt u mbyll me fitoren e UE Santa Coloma me rezultat 0-1, duke e çuar ndeshjen në vazhdime, pasi Ballkani kishte fituar javën e kaluar në Andorë, me rezultat 1-2.
Në vazhdime, skuadra mysafire shënoi përsëri dhe e dyfishoi rezultatin, por një gol nga sulmusi i Ballkanit, Walid Hamidi e dërgoi ndeshjen në penallti.
Nga ekzekutimi i penalltive, futbollistët e Santa Coloma ishin më të saktë, duke triumfuar me rezultat 6-5./IndeksOnline/