Ballkani edhe zyrtarisht sot u bë fitues i titullit të kampionit të Albi Mall Superligës së edicionit 2023-24.
Suharekasit siguruan matematikisht titullin kampion me një xhiro pa përfunduar kampionati.
E kjo u arrit pikërisht ndaj rivalit kryesor për titull, Llapit, duke triumfuar në Podujevë.
Suharekasit mposhtën llapjanët me rezultat minimal 1-0, që i mjaftoi për t’u shpallur kampion.
Heroi i ‘portokallinjve’ ishte Bernard Karrica, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 73-të.
Ky është titulli i tretë i Ballkanit në histori të klubit – i treti radhazi – duke barazuar tashmë rekordin e KF Besës.
E festa tashmë ka nisur në qytetin e Therandës. Skuadra e Ballkanit ka shkuar në stadiumin e qytetit ku janë pritur nga tifozët “Xhebrailat” për të nisur festën e titullit të kampionit.