Ka përfunduar ndeshja mes FC Ballkani dhe FC Drita, e vlefshme për xhiron e 24-t.
Skuadra gjilanase nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje, pasi u mposht me rezultat të thellë 3-0.
Ballkani u tregua skuadër më e mirë në fushë gjatë gjithë takimit, duke dominuar lojën dhe duke siguruar një fitore të rëndësishme në derbin e kësaj xhiroje.
Pas kësaj humbjeje, Drita mbetet me pikë të barabarta me Ballkanin, me nga 42 pikë secila në renditjen e kampionatit.

