Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Në xhiron e gjashtë të Grupit G, Ballkani u mposht me rezultatin e ngushtë në udhëtim te Cluji.
Dueli i luajtur të enjten mbrëma në Rumani, u mbyll me rezultatin 1:0 në favor të Clujit. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Bismark Adjei-Boateng në minutën e 17-të.
Për Ballkanin, kjo ishte humbja e katërt këtë edicion në gjashtë ndeshje të luajtura në fazën e grupeve, ku ka regjistruar edhe një fitore e një barazim.
Për Ballkanin, kjo ishte hera e parë që po debutonte në arenën evropiane dhe u bë ekipi i parë që arriti të paraqitet në fazën e grupeve të njërës prej garave të UEFA-s.
Aventurën në Ligën e Konferencës, Ballkani e mbylli në pozitën e fundit në grup me katër pikë të mbledhura.
Në fakt, Ballkani garën në Evropë e nisi në Ligën e Kampionëve si kampion i Kosovës.
Mirëpo, pasi u eliminua në fazën e parë kualifikuese, vazhdoi rrugën në Ligën e Konferencës për t’u futur në fazën e grupeve.