Ballkani dhe Llapi do të takohen në stadiumin e qytetit në Suharekë në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat sa herë janë përballur kanë treguar rivalitet të madh në fushë.
Ndeshja e parë e këtij sezoni u zhvillua në Podujevë ku përfundoi baras 0-0.
Por në pesë përballjet e fundit bilanc më të mirë kanë suharekasit.
Ballkani ka marrë dy fitore, dy ndeshje janë mbyllur baras dhe një fitore tjetër i ka takuar Llapit. /Gazeta Olle/