Nderim Nexhipi nuk do të jetë më drejtor sportiv i Ballkanit.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka njoftuar se Nexhipi ka kërkuar largimin nga klubi për arsyeje familjare.
Ballkani e ka falënderuar Nexhipin për kontributin e dhënë gjatë këtyre dy viteve në Suharekë.
Njoftimi i plotë i Ballkanit:
Të dashur tifozë,
Në koordinim të dyanshëm, klubi e ka pranuar kërkesën e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi, që për shkaqe familjare, nuk mundet të vazhdojë qëndrimin e mëtutjeshëm në Kosovë.
Duke e falenderuar për kontributin e çmuar në rrugëtimet tona të suksseshme, për të FC BALLKANI gjithmonë do të mbetet një shtëpi e hapur.
Faleminderit drejtor, suksese.