FC Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj SC Gjilanit, në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, duke u rikthyer te rezultatet pozitive.
Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi, pasi Armend Thaqi realizoi nga penalltia për rezultatin 0-1.
Ballkani reagoi dhe arriti të barazojë shifrat me Berishën, i cili realizoi një gol akrobatik për 1-1.
Në minutat e fundit të takimit, skuadra vendase arriti ta përmbysë rezultatin. Fillimisht Nikqi shënoi për 2-1, ndërsa pak minuta më vonë Doso realizoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e Ballkanit me rezultat 3-1.
Gjilani e pati edhe më të vështirë në fund të ndeshjes, pasi Potoku u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të.
Me këtë fitore, Ballkani arkëton pikët e plota, ndërsa Gjilani largohet nga Suhareka pa pikë.










