Ka marr fund ëndrra e Ballkanit për një kualifikim të mundshëm në Champions League.
Kampioni i Kosovës është eliminuar në rrethin e parë kualifikues nga skuadra bullgare, Ludogorets, me rezultat të përgjithshëm 4-2, shkruan IndeksOnline.
Pas fitores 2-0 javën e kaluar në Prishtinë, Ballkani sonte ka pësuar humbje nga Ludogorets me rezultat të thellë 4-0.
Sulmuesi ganez Bernard Tekpetey shënoi dy golat e parë të ndeshjes në minutat 4′ dhe 45+1′. Me rezultat 2-0 përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Me të filluar pjesa e dytë, Matias Tisssera shënoi golin e tretë në minutën e 49-të, ndërsa Vidal Rocha shënoi golin e fundit në minutën e 78-të.
Është viti i dytë që Ballkani eliminohet në rrethin e parë kualifikues të Champions League, pasi vitin e kaluar u mposht nga Zalgiris.
Kampioni i Kosovës garat evropiane tashmë do ti vazhdojë në rrethin e dytë kualifikues për Conference League.
Vitin e kaluar Ballkani arriti të kualifikohet në fazën e grupeve./IndeksOnline/