Ballkani ka triumfuar ndaj Feronikelit dhe ka marrë kreun e klasifikimit në Superligë.
Suharekasit vendosën ta nisnin ndeshjen me ‘gardiani ‘ Damir Luljanovic nga minuta e parë, pasi që Apeli i kishte hequr dënimin prej një ndeshje, shkruan Gazetasheshi.com
Megjithatë vendimi nuk është publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, ani pse Komisioni Disiplinor ka mbajtur tri mbledhje radhazi për ti shqyrtuar çështjet e tjera.
Gazeta “Sheshi” ka siguruar vendimin dhe për hir të korrktësisë ka vendosur ta publikojë atë.
Ballkani nuk pritet të jetë në siklet, pasi që ndodhet në rregull me dokumentacion.
FFK megjithëse nuk ka publikuar asnjë vendjm, ajo tashmë prej kohësh i’a kishte dërguar klubit nga Suhareka.