Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se është hapur platforma elektronike për konfirmimin e vëzhguesve aktual ose shtimin e vëzhgueseve të rinj.
KQZ ka njoftuar edhe se afati për konfirmim dhe shtim të vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00.
Postimi:
Njoftim për konfirmim të vëzhguesve të akredituar dhe aplikim për vëzhgues shtesë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave që do të mbahet më 9 nëntor 2025.
KQZ fton subjektet politike të certifikuara (pjesëmarrëse në raundin e dytë), OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara që merren me zgjedhje dhe të drejtat e njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja që tashmë janë akredituar, se platforma elektronike është e hapur për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj.
Afati për konfirmim dhe shtim të vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00.
ID-të aktuale të lëshuara për procesin zgjedhor të 12 tetorit 2025 nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Për informacione shtesë:
zyra.kqz@kqz-ks.org
+383 38 200 81 010
08:00 – 16:00










