Zyra e Bankës Botërore në Kosovës ka bërë të ditur se në raportin Gratë, Biznesi dhe Ligji 2024, Kosova ka arritur të marrë 91.9 pikë nga 100 të mundshme, po që sipas të njëjtit raport, Kosova ka mangësi tek ligjet që ndikojnë në punën e grave pasi kanë lindur fëmijë.
Saktësisht, aty thuhet se qeveria duhet të administrojë 100% të përfitimeve të pushimit të lehonisë dhe të mundësojë lejen prindërore me pagesë.
Ndryshe në njoftim po ashtu thuhet se Kosova ka marrë pikët maksimale sa u takon kufizimeve në lirinë e lëvizjes, ligjeve që ndikojnë në vendimet e grave për të punuar, atyre që ndikojnë në pagesën e grave, kufizimeve që lidhen me martesën, kufizimeve për të nisur dhe udhëhequr një biznes dhe dallimeve gjinore në pronësi dhe trashëgimi.