Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim pune drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Marco Montovanelli.
Në takim u bisedua për programet që Banka Botërore i ka në Gjilan në mbështetje për efiçiencën e energjisë për disa objekte publike, programet në arsim dhe programet tjera, ndërsa programi më I madh është ai për sigurimin e ujit të pijshëm
“Jam jashtëzakonisht i lumtur për mbështetjen dhe besimin. Projekti kryesor është zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm në periudhë afatgjate, për të cilin Banka Botërore dhe Qeveria po punojnë shumë. Banka Botërore është donator i madh në Kosovë tash e 20 vite dhe tashmë janë në fazën fizibilitetit dhe hulumtimin e nevojave sa i përket ujit të pijshëm, në nivel regjioni. Janë projekte të shtrenjta dhe sapo të kemi diçka kontrete do ta bëjmë publiken shumën”, ka thënën Haziri pas takimit.
Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Marco Montovanelli, është zotuar për mbështetje për Gjilanin në sigurimin e ujit të pijshëm
“Biseduam për disa projekte konkrete të cilat mendojmë t’i përkrahim, që lidhen me këtë regjion. Prioritet mbetet zgjidhja lidhur me menaxhimin e ujërave dhe menaxhimin e mjedisit, ndihma në bujqësi, efiçiencë të energjisë. Këto janë cekur si prioritete të Bankës Botërore. Shpresojmë që të krijojmë ndryshime në nivel lokal, e që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve. Nga ana e Bankës Botërore e keni zotimin që do të përpiqemi dhe përkrahim Gjilanin në këtë sfidë të menaxhimit të resurseve ujore”, është shprehur Montovanelli.