Banorët e fshatit Dobërçan të Komunës së Gjilanit nuk janë të kënaqur me punimet e urës, mbi lumin e fshatit, të cilin banorët e quajnë “Morava”.
Punimi i urës më tepër shkel e shko nga kontraktori dhe pa ndërtimin, banorët e fshatit Dobërçan thonë se mos ndërtimi i urës, i’u bën dëm atyre pasi që dëmet janë të mëdhaja sidomos në tokën bujqësore afër lumit, ku banorët nuk mund ti punojnë tokat e tyre.
KFD ngreh shqetësimin e banorëve të fshatit ndaj punëve të kryera nga Ministria e Infrastrukturës dhe Drejtoria e Sherbimeve publike në Gjilan, për ndërtimin e urës mbi lumin Moravë. Punët kanë filluar në fillim të fushatës, duke tentuar që lumin ta vendosin në gypa, tani rrjedhja e lumit ka prishur këta gypa dhe gjendja në hyrje të urës është shumë e keqe, aq sa ka bllokuar banorët të lëvizin dhe të kryejnë punët e sezonës në arat e tyre. KFD, i bënë thirrje institucioneve përkatëse të dalin dhe të rregullojnë këtë punë që ka rrjedhë si pasojë e mos profesionalizmit të tyre, dhe që dëmet janë të mëdhaja sidomos në tokën bujqësore afër lumit.