Lloçin e vadat e Lutës, Gadishi po i përjeton ndryshe nga ajo që proklamon kryetari I komunës
Kryetari i komunës z. Lutfi Haziri, vazhdon të bëjë “mrekulli” në fshatin Gadish.
Prej kohës kur LDK-ja mori qeverisjën e Komunës së Gjilanit, në këtë qytet përveç keqmenaxhimit, ajo si duket ka harruar kujdesin edhe ndaj fshatërave te komunës.
Pas pesë vite ajo është kthyer kinse për të rregulluar rrugët e lagjeve brenda fshatit, por ato vetëm sa po I shkatërron më tepër pasi që kishte planifikuar që me katër kamionë ti rregullojë të gjitha rrugët mbrenda fshatit.
Komuna e Gjilanit përmes këtij investimi ka dashur t’iu hedhë hi syve banorëve të fshatit, të cilët ndjehen të dëshpëruar me këtë (mos)punë që ka bërë komuna e Gjilanit.
Shumë nga banorët e fshatit Gadish, theksojnë se rrugët ishin në gjendje me të mirë për derisa komuna nuk e kishte bërë këtë “investim”.
Shkruan Gentrit Azemi, Kishnapolë.