Shtëpia është ajo qerdhja e ngrohtë ku të gjithë ne e gjejmë prehjen dhe qetësinë pas një dite të lodhshme , është vendi ku ne me dashuri i rrisim fëmijët tanë dhe ështe vendi ku ne ju japim edukimin e parë brezave te rinjë. Por, për fatin e keq, jo të gjithë kryefamiljarët sot mund tu afrojnë fëmijëve te tyre një shtëpi ku ata mund të jetojnë qetë dhe të edukohen suksesshëm. Andaj në raste te tilla ata kanë nevojë për ndihmën tonë si bashkësi , si bashkefshatarë e mbi të gjitha si pjesë e pandashme e kombit tonë.
Pra, te nderuar dhe te respektuar bashkëvendas ju ftoj që të bëheni pjesë e iniciatives që është ndërrmarë për t’i ndihmuar bashkëvendasit tonë Faik Hajdari në ndërtimin e shtëpisë,ngase ai është duke jetuar në kushte jashtëzakonishtë të vështira.Shtëpia ku ai jeton është vërtet në gjendje t
ë keqe të cilën ju mund ta shikoni edhe nga fotot e bashkangjitura.
Njerëzit e vullnetit të mire qe kan ndihmuar deri më tani në këtë iniciativë janë:
1.Hamdi Afizi – 1000 euro
2.Shkelzen Ajdari – 1000 euro
3.Burim Hafizi – 500 euro
4.Enver Afizi – 500 euro
5.Ragip Ramadani – 500 euro
6.Bujar Salihi – 500 euro + ullukt e shtëpise ne bashkëpunim me Afrim Ramadanin
7.Naim Cakiqi – 200 euro
8.Hajdin Azemi – 200 euro
9.Fatlum Ajdari – 200 euro
10.Deinis Afizi – 200 euro
11.Merrushe Beluli Salihu 200 – euro
12 Zijadin – 100 euro
13.Edona Halimi Sherifi – 50 euro
14.Muharrem Ademi – 100 euro
15.Ismet Islami – 50 euro + 50 franga
16.Sherifi me vëllezër – 300 euro
17.Xhelal Salihu – 500 euro beton te RIZAA
18.Nexhmedin Halimi – 50 thas cemet
Planin e shtëpisë e gjeni në foto të cilin e bëri arkitekti Gazmend Ramadani (arch.Gazi)
Lutemi në përshpejtimin e ndihmës nga të gjithë ata që kanë mundësi ngase bashkëvendasi ynë po I kalon me vështirësi këto ditë dimri.
Të gjithë ata që janë të interesuar të kontribojn mundë të lajmroheni te xhamia e fshatit tek Nasuf Kurteshi i cili edhe ka marr përsiper që ndërtimin e shtëpise së Faikut ta ndërton falas, ndërsa per ata që janë jashtë vendit parat mund ti dërgojnë te Hamdi Hafizi.
Banorët e fshatit Livoç i ulët,bëhen bashkë për ti ndihmuar Faik Hajdarit për të ja ndërtuar shtëpin!
Ndani këtë artikull