Përroska shumë e gjerë, e cila shtrihet përgjatë fshatit Përlepnicë, ka qenë pothuajse tërësisht e bllokuar. Kjo gjendje ju ka sjellë probleme banorëve të këtij fshati, për shkak kundërmimit dhe si pasojë edhe janë rrezikuar nga ndonjë sëmundje. Por, tani ka filluar pastrimi i shtratit të kësaj përroske.
Përmes një njoftimi në Facebook, banorët kanë treguar se kanë filluar pastimin e Shtratit të Lumit të Përlepnicës.
Postimi i plotë:
Të nderuar Qytetar/e të Përlepnicës
Sot filloi Puna pėr pastrimin e Shtratit tė Lumit Përlepnica.
Shfrytëzojmë rastin t‘i falemnderojmë gjithë Anëtarët e Shoqatës Humanitare Përlepnica, njikohësisht edhe Personat e Vullnetit të mirë në Fshat pėr përkrahjen.
Lusim gjithë Qytetarët e Përlepnicės që ta mbrojmë Ambientin.
Me Respekt, Shoqata Humanitare Përlepnica
Pamjet në këto fotografi tregojnë fillimin pastrimit, nga banorët e fshatit Përlepnicë.