Banorët e fshatrave Tërsten nga komuna e Kamenicës, janë bllokuar nga bora e madhe e cila ka mbërritur trashësin deri në 2 metra, tani e dy ditë janë izoluar nga dëbora.
Përmes një njoftimi banorët e fshatrave për rreth si Shipashnica dhe në fshatin Desivojc rrugët janë të hapura por vetëm një kahje, por këto rrugë janë me rrezikshmëri të lartë.
Ja postimi i banorëve:
Ju informojm se rruget nga Shipashnica deri ne Deaivojc jane te hapura , por vetem ne nje kahje , me rrezikshmeri te lart.
Ndersa ne terstene rruget total te bllokuara , ne raste rruga qendron te jet dhe mbi 2m.
Ju apelojm gjithve , per te na dalur ne ndihme.
Dhe te njejten koh duke pas kujdes te shtuar ne te njejten koh mund te themi se ka ngrica bllokada dhe rrug te pa kalueshme me rrezikshmeri te lart./RadioStar/