Banorët e lagjes “Kfori” në fshatin Zhegër, sot kanë protestuar para zyrës së KEDS në Gjilan shkruan Radio Star.
Ata janë shprehur të jenë të revoltuar për shkak të ndërprerjës së rrymës më shumë se katër ditë dhe nuk kanë marrë asnjë informat nga ta.
Madje, të njëjtit kanë thënë për “Radio Star”, se kjo ndërprerje ju ka shkaktuar shumë telashe pasi atyre ju kanë djegur paisjet shtëpiake dhe janë shkaktuar dëme të tjera.