Banorët e Karaçevës i kanë shkruar Ekipit Negociator kosovar, duke i kërkuar që mos t’i harrojnë dhe të bisedohet me Beogradin edhe për tokat e tyre, që ata thonë se ua mori shteti serb me ujdinë e Kumanovës.
Ismail Kastrati dhe banor të tjerë të fshatit Karaçevë të Kamenicës po pretendojnë se me marrëveshjen e Kumanovës u kanë mbetur më shumë se 10 mijë hektarë pronë në territorin serb.
“Unë i kam 84 vjet. E di me pëllëmbë kah ka qenë kufiri. Marrëveshja e Kumanovës e ka luajt kufirin adiministrativ’, tha Kastrati për Klan Kosovën.
Se këto toka ishin në territorin kosovar ata thonë se kanë edhe fakte. Sipas tyre, gjithmonë tatimin për to e kanë paguar në komunën e Kamenicës.
Ky hall i tyre ata po duan që të diskutohet në bisedimet me Serbinë. Për këtë ata iu drejtuan me një letër edhe ekipit negociator.
Për këtë çështje Selver Lenjani thotë se shumë herë u janë drejtuar krerëve të shtetit por deri tash nuk kanë marrë një përgjigje por shpreson se këtë herë problemi i tyre do të marrë një zgjidhje