Banorët e lagjës “ Dardania”, vijojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, ata janë duke u ballafaquar me mungesë të ujit të pijshëm më shumë se gjasht ditë.
Qytetarët janë shprehur të mllefosur duke thënë se mungesa e ujit të pijshëm afro gjasht ditë është e papranueshme, banorët thonë se nuk kanë marr asnjë njoftim nga ‘ Hidromorava ‘, për ndërprerjen e ujit më tutje thonë se frigohen nga ndonjë epidemi shkak mungesa e ujit.
Një banorë thotë se ka shumë probleme me ujin. Ka dhe nuk ka, kjo është tmerruese çka po ndodhë në lagjën tonë, pa ujë qe afro gjasht ditë, në mëngjes ka dhe më pas menjëherë është ndërprer.
Nuk mundet të gjithë lagja që të mos ketë ujë thonë banorët.