By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Banorët e Shillovës kërkojnë mbylljen e tri lokaleve hoteliere në këtë fshat
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Banorët e Shillovës kërkojnë mbylljen e tri lokaleve hoteliere në këtë fshat

Përditësimi i fundit: March 16, 2021 10:24 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Komiteti për Komunitete në Gjilan ka shqyrtuar sot një peticion të banorëve të Shillovës, të cilët kërkojnë ndalimin e punës së tri lokaleve hoteliere në këtë fshat të banuar me serbë, ‘Ekskluziv’, ‘Srce’ dhe ‘Kod Selene” për shkak se po operojnë jashtë veprimtarisë së regjistruar dhe në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret komunale.

- Advertisement -

Milivoje Stojanoviq, këshilltar komunal, ka thënë se banorët e Shillovës janë të indinjuar me sjelljet e mysafirëve të cilët i frekuentojnë këto lokale, duke përmendur edhe një incident me të shtëna që ka ndodhur ditëve të fundit në njërin nga këto lokale.

Kapiteni i Policisë së Kosovës për regjionin e Gjilanit, Negovan Mihajloviq tha se është e vërtetë që ka prishje të rendit dhe qetësisë publike nga këto lokale dhe ky problem duhet të zgjidhet.

Shefik Surdulli shprehu keqardhje për shqetësimet e prezantuara të banorëve të Shillovës dhe kërkoi që kërkesa e tyre të trajtohet dhe të zgjidhet në kuadër të përgjegjësive ligjore, nëse këto biznese nuk respektojnë veprimtarinë e tyre, por pa i dhënë konotacion ndëretnik problemit, sepse nuk është i tillë.

“Ne si Komitet komunal as nuk hapim dhe as nuk mbyllim lokale, por është detyrë e Inspektoratit dhe Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik që të monitorojnë punën e këtyre bizneseve dhe eventualisht të ndërmarrin masa nëse nuk veprojnë në përputhje me ligjin dhe rregulloret”, ka thënë Surdulli.

Kemal Shahin, kryesues i Komitetit, tha se inspektorati komunal ka ndërmarrë disa herë masa ndaj këtyre lokaleve dhe sugjeroi që këto lokale të mbyllen nëse kanë devijuar veprimtarinë e tyre si biznese.

“Ne nuk jemi kundër bizneseve, por çdo biznes duhet t`i përmbahet veprimtarisë së tij dhe të respektojë ligjin e rregulloret komunale”, ka thënë Shahin.

Komiteti i rekomandoi Kuvendit dhe Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi që ta trajtojnë këtë problem të banorëve të Shillovës, të cilin ata e kanë adresuar tek institucionet komunale në formë të peticionit, kurse Inspektorati komunal ta monitorojë gjendjen dhe t`i ndërmarrë masat e nevojshme ndaj këtyre bizneseve, nëse ato shkelin ligjin gjatë veprimtarisë së tyre.

Sot ndeshjet e javës së tetë, klubet gjilanase përballë sfidave të radhës
Situata në veri, Kurti e Sveçla në konferencë për media
Hyseni tregon se pas fillimit të shërbimit të mamografisë në Gjilan, 316 pacientë kanë marrë shërbime falas në QKMF
Zemaj nënshkruan udhëzuesin për trajtimin e COVID-19 me Plazmë Kovalescente
GJOBË NDAJ BIZNESEVE QË NUK VENDOSIN FLAMUJT TE PRODUKTET
Artikulli i mëparshëm Sa paguhet një vrasës me pagesë në Shqipëri? Gazetarja zbulon shifrën marramendëse
Artikulli tjetër Arben Vitia ose Haxhi Avdyli, njëri prej tyre pritet të emërohet Ministër i Shëndetësisë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.