Gjilan, Maj 2017
Kryetari i AAK-së Dega në Gjilan, njëherit dhe kandidatë për deputet në Parlamentin e Kosovës Rexhep Kadriu, ka vazhduar sot me vazhdën e vizitave si pjesë parapërgatitëse për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 11 qershor.
Kadriu, i shoqëruar me anëtarë të strukturës së tij, sot kanë qëndruar në Zhegër, ku nga afër kanë bashkëbiseduar me banorë në lidhje me problematikat më shqetësuese që i preukopojnë ata.
Kryetari i AAK-së në Gjilani, i cili është edhe nënkryetar i komunës Rexhep Kadriu, tha se ka zgjedhur që nga afër të bisedojë me bashkëqytetarët e tij, në mënyrë që të arrijnë të lokalizohen problemet veq e veq dhe të arrihet një zgjidhje adekuate për to.
“Mungesa e liderit Ramush Haradinaj përgjatë shumë viteve, ka penguar ecjen e shumë proceseve në vend, mirëpo tani është koha që besimin t’ia japim liderit Haradinaj dhe me punë dhe përkushtim ti kalojmë të gjitha pengesat që nuk na kanë lërë të zhvillohemi deri në këto ditë. Se jemi të aftë të kalojmë cfarëdo lloj pengese, e kemi dëshmuar në bashkëqeverisjen komunale, ku bashkë me dy drejtorët komunal Nazim Gagica dhe Agim Zuzaku, kemi bërë një punë të madhe”, ka thënë Kadriu.
“Zhegra e kalon konceptin e të qenit vetëm një fshat i madh, ky vend nën udhëheqjen e Ramush Haradinaj kryeministër, do të marrë statusin e një komune, sepse për këtë kemi punuar dhe kemi krijuar infrastrukturën e nevojshme”, ka thënë në fund Kadriu.
Ndryshe, disponimi i qytetarëve të Zhegrës ka qenë i kënaqshëm, të cilët kanë thënë se koalicionin e madh PDK-AAK-NISMA e shohin si të vetmen shpresë për një të ardhme më të mirë në Kosovë dhe për integrimin e vendit në instanca ndërkombëtare.