Banorët te cilet jetojnë afer “Sheshit të ri” kerkojnë nga insitucionet komunale nga drejtoria e sherbimeve publike,qe pllakat e vendosura disa prej tyre te rreshqitshme kerkojne qe sa me pare te behet nderhyrja dhe te evitohen ato pllaka se mund te kete pasoja ndaj atyre te cilet po shetisin neper shes dhe se ata janë deshmitar te problemeve qe po ju shkaktohet qytetareve gjatë ecjes.
Njeri nder banoret me inicialet A.S thotë se nje gjë e tillë i ka ndodhur dhe vet atij gjatë ecjes nga disa pllaka te rreshqitshme te cilat janë vendosura nga kontraktuesi.
Banoret kerkojnë nga drejtoria e sherbimeve publike qe ky shqetsim i banoreve te mirret parasysh dhe disa nga ato pllaka te vendosura te largohen dhe te zavendesohen,me ato te cilat janë te vendosura ne shumicen e Sheshit ne qender te qytetit sepse mund te kem ndonje ngjarje qe mund te ndodhë me fatalitet .