Banorët e fshatit Burincë dhe Lipovicë, në Gjilan janë ankuar për infrastrukturën rrugore në atë pjesë dhe kanë treguar se kanë adresuar ankesat e tyre për ndërtimin e asaj rruge.
Si pasojë e kësaj banorët kanë paralajmëruar protestë, ku pritet ta bllokojnë rrugën e fshatit Burincë dhe Lipovicë.
Banorët e asaj ane, kanë ftuar të gjithë të protestojnë, pasi kërkesat e tyre nuk po merren parasysh.
Protesta e organizuar do të mbahet të ejtën dhe do të bllokohet rruga deri në realizimin e kërkesave të banorëve të fshatit Burincë dhe Lipovicë.